U duk se mes tyre kishte diçka më shumë se pëlqim, pasi që në takimin e parë Atdheu dhe Sara u puthën në buzë. Puthjet e tyre jashtë dhe brenda studios së “Për’puthen” bënë xhiron e rrjetit.
Por tashmë mes dy konkurrentëve të “Për’puthen”, çdo gjë ka përfunduar. Madje e gjithë ngjarja ka marrë një tjetër rrjedhë. Tashmë duket se ata janë kthyer “armiq” të njëri-tjetrit.
Teksa disa ditë nuk ishte i pranishëm në emision për shkak se ishte i infektuar me Covid, atëherë plasi edhe “bomba”. Gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë nga shtëpia, Atdheu tregoi se i kishin ardhur telefonata e mesazhe kërcënimi nga Holanda e Dubai, nga meshkuj të cilët i thonin t’i qëndronte larg Sarës.
Ndaj, Atdheu e akuzoi Sarën që kishte marrëdhënie jashtë emisionit, duke u shprehur se s’kishte pse t’i merrte aspak këto kërcënime kur s’kishte bërë asgjë kundër saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.