Mbrëmjen e djeshme konkurrenti i Përputhen Atdhe Xharravina është sulmuar nga një grup djemsh, pa pasur një arsye konkrete.
Por duket se nuk është mbyllur me kaq! Kryefjala.com ka zbuluar se rreth orës 21:30 është sulmuar lokali i Atdheut që ka hapur Tiranë.
Nje grup prej 5 djemsh kanë hyrë brenda lokalit në kohën që çdo gje ka qenë e mbyllur për shkak të orës policore.
Ata kanë thyer lokalin, dhe kanë shkaktuar deme materiale, por nuk kanë vjedhur asgjë prej tij.
Në këtë mënyrë duket se më tepër është një sulm për çështje inati dhe jo vjedhje.
Grupi i të rinjve janë futur në lokal, kanë thyer, kanë shkuar deri tek pjesa e banakut dhe kanë dalë sërish prej tij duke u larguar në këmbë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.