Me rastin e festës së 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, shumë artistë uruan nënat e tyre nëpërmjet postimeve të ndryshme në rrjete sociale.
Një ndër ta ishte edhe këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, i cili postoi në Instastory një fotografi me nënën e tij, krahas së cilës shkroi: “Urime 8 Marsin e shtrenjta nënë! Të paça me shëndet”.
Mirëpo, të gjithë vëmendjen e ka marrë postimi i dytë që artisti bëri.
Meqënëse gjithnjë e më shumë flitet për barazi gjinore, Ermali zgjodhi një foto në të cilën meshkujt shfaqen duke punuar në ndërtim.
“Pa i parë edhe femrat në skelë, s’ka barazi gjinore”, shkroi ai krahas postimit, të cilin e shoqëroi me “emoji” duke qeshur.
Ermali, ashtu si dhe shumë kolegë të tij, ka rreth një vit që nuk mban koncerte apo dasma për shkak të masave kufizuese për parandalimin e koronavirusit. Megjithatë, këngëtari ka sjellë prurje të reja muzikore për fansat e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.