×
  • Show Time
  • Show Time

    Sindi distancohet përfundimisht nga Elvisi, pas largimit i dërgon atij këtë mesazh

    Reporteri
    11 Mars 2021 | 23:20

    Elvisi Lushi vendosi ditën e sotme të largohej përfundimisht nga “Për’puthen” për shkak të një postimi thumbues për Antonelën, që i kushtoi shtrenjtë.


    Para se të largohej ai u përqafua edhe me Sindin, vajzën për të cilën ishte deklaruar se do të ishte vetëm për të në emision.

    Ndërkohë së fundmi Sindi ka bërë një postim në rrjete sociale, duke shprehur hapur mbështetjen për Elvisin.

    Përmes këtij postimi ajo ka treguar se zgjedhja e saj e vetme në program mbetet Murati, sepse tashmë ka hequr dorë nga Elvisi. Ajo i ka uruar këtij të fundit që së shpejti të gjejë atë që meriton.

    “Në këtë foto kur e ke hedhur ke shkruajtur në të mirë dhe në të keqe @loco.elvis Eh, jo më kot zgjodha këtë foto, sepse ishte dita kur ishe i vetmi që më dole në krah kur të gjithë keta feminista duke filluar nga opinionisti jone i dashur mendoj se nje batute seksiste kundra një femre ishte ok. Përpos kësaj vazhdoi ta mbështeste këtë batutë edhe në instagramin e tij si ne rastin tend. Por kur temat e tilla vijne per njerzit real dhe te drejt aty, ne sulmohemi dhe përpara një publiku dalim arrogante dhe negative. Për të gjithë ata qe ste njohin une po them kete, qe ti je shembulli perfekt i rinise shqiptare qe edhe pse nuk mund ta kenë pasur te gjithë mundësinë për tu shkolluar prap mbeteni inteligjente dhe te afte te perballoni gjithcka. Dije se për mua do mbetesh një nga, dhe mbase personi më i veçantë që kam pasur nderin të njoh në atë reality-show. Askush nuk arriti të të hidhte baltë mbi imazhin tënd edhe pse u përpoq dëshpërimisht se ti ke qenë dhe je me reali aty dhe i kulturuar. Përpos personit më inteligjent Uroj te gjesh atë që ti meriton!”, shkruan Sindi në një foto përkrah Elvisit.

    Largimi i Elvisit

    Pas debatit të ashpër me Antonelën për shkak të puthjes me Atdheun në prapaskenë, akuzave të forta të Arjan Konomit dhe situatës së tensionuar, Loko e pa të arsyeshme të ndërpriste rrugëtimin e tij në “PërPuthen”.

    “Kërkohet të bëhet kurban dikush që të fitojë dikush tjetër. Ti je i pari që me ke thënë çoban dhe unë më mirë të jem çoban se sa pjesë e kopesë dhe të më bëni kurban. Ta harroni që mua më bëni kurban dhe më vrisni gjithë formimin dhe imazhin që kam. Ta harroni që të më përbaltni dhe të më përdorni si të doni”, u shpreh Elvisi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!