×
  • Show Time
  • Show Time

    Adelina Ismaili mahnit me dukjen, ndërsa prezanton për fansat modelin e saj të ri të flokëve

    Reporteri
    12 Mars 2021 | 14:57

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, shquhet për fotografitë tërheqëse që i ndan me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.


    Në një nga fotografitë e fundit që bukuroshja publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, Adelina dukej mjaft joshëse, ndërsa prezantonte stilin e saj të ri të flokëve.

    Ajo ka pozuar në të zeza me modelin e flokëve të prera shkurt, ndërsa bënte për vete fansat me makijazhin e lehtë të realizuar në fytyrën e saj.

    Pëlqimet dhe komentet kanë qenë të shumta nga ana e ndjekësve, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar këngëtaren për dukjen dhe vitalitetin e saj.

    Adelina përndryshe ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat, teksa ka zhvendosur aktivitetin e saj edhe në televizion.

    Vitin e kaluar, ajo solli një emision serik të quajtur “Tete a Tete”, ku çdo javë realizonte intervista interesante me personazhe të ndryshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!