×
  • Show Time
  • Show Time

    Deputetja e VV-së pjesë e klipit të këngës së re të Dafinës me përmbajtje të fortë për shëndetin mendor

    Reporteri
    13 Mars 2021 | 23:18

    Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka marrë pjesë në projektin më të ri muzikor të këngëtares së njohur kosovare, Dafina Zeqiri.


    “Duro” mban titullin prodhimtaria muzikore e Zeqirit, në të cilën ajo flet për vështirësitë dhe problemet që dikush mund të kalojë, shkruan Reporteri.net.

    Përpos Adriana Matoshit, në klip marrin pjesë edhe aktorët Lum Veseli, Ira Asllani dhe Drin Lumi.

    Kënga ka një mesazh të fortë për shëndetin mendor dhe përmes rreshtave të saj, Dafina inkurajon fansat e saj që të bëhen të fortë.

    Në përmbyllje të klipit është po ashtu një mesazh i fortë në bashkëpunim me qendrën telefonike për parandalimin e vetëvrasjes, ‘Linja e Jetës’.

    “Nganjëherë krejt çka na duhet është me thy heshtjen, për me kuptu sa shumë na bashkojnë tregimet tona. Për ty që ndihesh vet! Për ty që ndihesh pa fuqi! E ty, që je lodhë! Nuk je vet! Bashkë shërohemi. Veç, fol! Theje heshtjen. Thirr në Linja e Jetës: 0800 12345 Ditarët e Depresionit”, thuhet në fundin e klipit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!