Don Xhoni është ndër reperët më të mirë të momentit.
Çdo këngë që lanson bëhet hit i vërtetë, por edhe çdo veprim i tij merr vëmendjen e opinionit.
Por siç duket fama e tij çdo ditë e më shumë po tejkalon edhe kufijtë.
Dhe këtë e dëshmon fakti se këngët e tij po dëgjohen edhe në Gjermani, pasi futbollisti i njohur i Bayern Mynchen, Douglas Costa ka shpërndarë këngët e reperit nga Kosova, shkruan Reporteri.net.
Don Xhoni, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi, është emër i ri i estradës që bëri bujë gjatë karantinës.
Famën e madhe e arriti me paraqitjen e tij në emisionin “Gjoni Black”, ku tregoi aftësitë si reper. /Reporteri.net/.