Ishte përfolur se Ledjana ka një lidhje jashtë “Për’puthen” me një person që ndodhet në burg, jashtë Shqipërisë.
Ledjana kishte përgënjeshtruar këtë lajm, duke deklaruar se është beqare.
Por, së fundmi, mediat në Shqipëri kanë publikuar një bisede për të cilën thonë se është ndërmjet Ledianës dhe të dashurit të saj.
“Të lutem më jep pak kohë dashuri, vetëm deri të marr edhe pak para e jetojmë të lumtur. Zemra ime përgjithmonë Ledjana yte”, thuhet në mesazhin të cilin raportohet se e ka dërguar Ledjana.
Tutje, bashkëbiseduesi ia kthen asaj se ka dyshime se me të vërtetë është e dashuruar në Mevlanin.
”Jo të them sa më parë më nxirr nga këtu se dua të jem me ty, se më duket që me të vërtetë don Mevlanin tani”, thotë ai.
Ledjana e mohon këtë, dike i thënë se të gjitha janë lojë në “Për’puthen”.
“Çfarë thua o zemër duro të lutem se të gjitha janë lojë në Përputhen. Se shef dot që të gjithë më shohin që vetëm shtirem se s’më dalin lot për Mevlanin o drita ime:, shkruan Ledjana.
Ndërkaq djali i cili pretendohet të jetë i dashuri i Ledianës, i thotë se ajo ka para sa për ta nxjerrë nga burgu.
”S’më intereson moj ik nga Përputhen tani ke pare sa për të me nxjerre nga kjo bire dhe sa për të jetuar të dy ke punën ti që të jetojmë. Tani je bërë e njohur”.- shkruan bashkëbiseduesi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.