Këngëtari Bujar Qamili në dhjetor të vitit të shkuar u infektua me coronavirus, ndërsa u raportua se ndodhej në terapi intensive në spitalin Infektiv.
Mirëpo miku i tij, Ramazan Çeka, u shpreh se Qamili ishte në gjendje të mirë dhe se lajmet që dolën ishin mashtrime.
Sakaq, këngëtari në një intervistë për televizionin lokal “TV1 Channel” në Shkodër ka treguar se ka qenë i infektuar me Covid-19 dhe madje në gjendje shumë të vështirë shëndetësore.
“Isha i infektuar me Covid, kam kaluar situatën më të vështirë të jetës sime, ishte një traumë për të cilën thosha me vete më mirë të mos jem më aq e rëndë ishte. Tani jam më mirë, jam rikuperuar. Kam një thirrje të fortë për të gjithë që të mbajnë maska e të mbajnë distancimin social, pasi vetëm kush e ka kaluar e di se për çfarë po flas”, ka thënë Qamili në një lidhje live nga Italia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.