Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj, Jakub Kindl janë bërë prindër për herë të parë.
Lajmin e ka bërë me dije vetë modelja përmes një postimi në rrjete sociale.
Afërdita ka publikuar një foto nga spitali, ku shihet së bashku me bashkëshortin duke përqafuar djalin e porsalindur.
“Nuk mund ta përshkruajmë këtë dashuri”, ka shkruar Afërdita krahas fotos. Të njëjtin imazh ka publikuar edhe Jakub, i cili ka shkruar: “Zemrat tona po shpërthejnë”. E motra e modeles, Jehona ka reaguar e entuziazmuar me ardhjen në jetë të nipit të saj.
“U bëra me nip për herë të dytë në më pak se një javë! Zemra ime është e mbushur plot! Urime Afërdita dhe Jakub”, ka shkruar ajo. Ndërkohë, kujtojmë që Afërdita u bë hallë pak ditë më parë, pasi vëllai i saj u bë baba i një djali. Ajo tregoi se bebushi u quajt Martin, një emër domethënës për familjen pasi dhe i ati i ndjerë i tyre mbante këtë emër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.