×
  • Extra
  • Extra

    Ky mund të jetë një nga vendet e para në botë me katër ditë pune në javë

    Reporteri
    17 Mars 2021 | 10:07

    Spanja mund të bëhet një nga vendet e para në botë që do të zhvillojë javën me katër ditë pune, pasi qeveria u pajtua të nisë një projekt pilot me kompanitë e interesuara për këtë ide.


    Më herët këtë vit, partia e majtë spanjolle Mas Pais, njoftoi se qeveria kishte pranuar propozimin e saj për të provuar idenë.

    Partia ka sugjeruar që projekti të drejtohet nga një panel ekspertësh, përfshirë përfaqësues nga qeveria, sindikatat e punëtorëve dhe lobet e biznesit, të cilët gjithashtu do të ndihmojnë në analizimin e rezultateve.

    Nga Zelanda e Re në Gjermani, ideja është duke fituar terren. I përshëndetur nga përkrahësit e tij si një mjet për të rritur produktivitetin, për të përmirësuar shëndetin mendor të punëtorëve dhe për të luftuar ndryshimin e klimës, propozimi ka marrë një rëndësi të re.

    Megjithatë ka edhe kundërshtime nga shumë biznese në këtë Spanjë, që e kanë e quajtur “çmenduri në prag të recesionit më të keq të vendit që nga lufta civile”.

    Më herët, në Suedia kishte “eksperimentuar” ngjashëm, duke e zvogëluar orarin nga tetë në gjashtë orë në ditë. \a2news

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!