Loredana dhe Mozik kanë disa muaj që janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit, por këtë fakt nuk e kanë pranuar ende. Ata kaluan disa ditë pushime së bashku me vajzën, Hanën në Milano dhe Dubai.
Disa fotografi të postuara nga vetë dyshja në rrjete sociale, vëreheshin disa detaje që tregonin se ishin në çdo moment me njëri-tjetrin.
Madje edhe së fundmi Loredana ka ndarë në rrjete sociale një foto, në të cilën shihet e ulur në një tavolinë lokali pranë një mashkulli, e që nga këmisha dhe tatuazhet në duar lehtësisht kuptohet se është reperi, Mozzik.
Dyshja ndiqen edhe në rrjetin social “Instagram”, por jo nga llogaritë personale por nga ato të bizneseve të cilat i kanë hapur së fundmi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.