Policia në Paris, këtë javë, njoftoi një hetim të frytshëm dhe një operacion që çoi në konfiskimin e ekstazisë me një vlerë tregu prej mbi 1 milionë eurosh. Por, në përfundim, gjithçka rezultoi i frytshëm, por në një tjetër mënyrë.
Burime të afërta me hetimin thonë tani se pudra me ngjyrë rozë ishte në fakt një përbërës për ëmbëlsira. Ose më saktë, luleshtrydhe të shtypura të bëra nga Haribo, një nga markat më popullore të ëmbëlsirave në Francë.
Një i dyshuar përballet me hetimin ndërsa policia ka gjetur edhe telefonë të vjedhur por edhe një makineri që ishte përdorur për të prodhuar tabletat e exstasy-s, raportoi Le Parisien.
Por, nuk është e qartë përse ka ndodhur gjithë kjo ngatërresë kur një sasi e madhe pluhuri ëmbëlsirash është marrë për një drogë të paligjshme. Nuk është i qartë madje as fakti pse kjo sasi e padëmshme ëmbëlsirash ishte kthyer në pudër.
Konfiskimet e drogës shpesh mund edhe të ngatërrohen. Vitin e kaluar u tha fillimisht se ishte zbuluar sasia më e madhe e ketaminës në Tajlandë, por në përfundim rezultoi të ishte vetëm një agjent pastrimi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.