×
  • Extra
  • Extra

    Vaksina anti-Covid, së shpejti mund të merret si pilulë

    Reporteri
    23 Mars 2021 | 16:23

    Një vaksinë coronavirusi në formë pilule mund të hyjë në fazat e para të provave klinike këtë vit.


    Oravax, kompania që po punon mbi substancën, njoftoi se shpreson të fillojë fazën e parë të provave klinike tek njerëzit deri në muajin qershor. Vaksinat orale janë një opsion i mirë pasi do ishte më e lehtë shpërndarja dhe administrimi.

    Oravax është kompani e përbashkët nga dy firma: kompania izraelito-amerikane Oramed dhe kompania indiane Premas Biotech.

    Vaksina mund të transportohet në një frigorifer normal dhe të ruhet në temperaturën e dhomës, pra mund të merret lehtësisht në shtëpi nga të gjithë. Gjithmonë nëse do të rezultojë e efektshme. Plus mund të jetë një zgjidhje shumë e mirë për ata që i kanë fobi gjilpërat.

    “Rezultatet e studimeve mbi kafshët janë inkurajuese”, thonë studiuesit që shtojnë se gjithsesi, rezultatet optimiste tek kafshët, jo gjithmonë rezultojnë të efektshme edhe tek njerëzit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!