×
  • Show Time
  • Show Time

    Fatjoni paralajmëron ashpër Muratin për Sindin

    Reporteri
    24 Mars 2021 | 8:18

    Sindi ka qenë në qendër të vëmendjes në dy puntatat e fundit të “Përputhen”.

    Në puntatën e të hënës konkurrentja u çua në këmbë dhe iu kthye ashpër Julit, Mevlanit dhe Rinianit ndërsa bëri edhe një deklaratë që nuk u besua e u kundërshtua me forcë edhe nga opinionisti.

    Sindi tha se në program tani e tutje do të jetë vetëm për Muratin.

    Ish-konkurrenti, Fation Kuqari ka dhënë një mesazh në lidhje me këtë situatë duke porositur Muratin që të qëndrojë larg Sindit.

    Në një tjetër postim, duke mbuluar fytyrën e Sindit, Fationi shkruan se do ta thyejë telefonin, duke lënë të kuptohet se nuk e duron dot Sindin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!