Flet më në fund Ana për ish-konkurrentin e “Për’puthen”, a po e konfirmon lidhjen me këtë deklaratë?
Ditën e djeshme, mediat rozë shkruanin për një lidhje të mundshme mes ish-konkurrentëve të “Për’puthen”, Ana Lleshi dhe Arsim Abdulli.
Ky i fundit doli nga programi disa ditë më parë me argumentin se i duhej të shkonte në Zvicër atje ku edhe jetonte për të takuar djalin e tij.
Sot, për këtë lajm ka folur vetë Ana në një intervistë për “Top Albania Radio”.
E pyetur për raportin e saj me djalin nga Maqedonia, Ana u vendos në siklet duke pranuar “Ku ka zë, nuk është pa gjë”.
Për më tepër, Ana tregoi se do t’i futej muzikës dhe për dy javë do të na sjell një projekt të ri muzikor, duke ardhur për herë të parë si këngëtare.
Megjithëse e di që do të paragjykohet për këtë, Ana tregoi se me kohën do t’i vërtetojë të gjithëve talentin e saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.