Cristiano Ronaldo festoi mbrëmë scudeton e parë me Juventusin me festën e tij të zakonshme “SIUUUUU” ndërsa festës iu bashkuan edhe 40 mijë tifozë.


“Zonja e Vjetër” fitoi titullin e tetë me radhë në Serie A pas barazimit 1-1 me Atalantan dhe secili lojtar pati një hyrje të veçantë prej tunelit të stadiumit në fushë, shkruan Reporteri.net

Pasi i dha fëmijëve nga nja “high-five”, Ronaldo performoi festimin e tij ikonik në një tepih të kaltër dhe të gjithë të pranishmit iu bashkuan atij, moment ky që të zgjonte mërnicat.

Reklamë

Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë, i cili ka fituar tituj dhe është shpërblyer me çmimin si lojtari i vitit në tri liga të ndryshme, mori medaljen e fituesve dhe zuri vendin e tij në podium.

Reklamë

Kujtojmë që Ronaldo ka shënuar 27 gola dhe ka dhuruar 10 asiste në këtë sezon në të gjitha garat për Juventusin./Reporteri.net/