×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Gastronomët paralajmërojnë qeverinë Kurti, tregojnë se çfarë do të ndodhë nëse verës nuk lejohen të punojnë

    Reporteri
    15 Prill 2021 | 8:21

    Qeveria e Kosovës ka vendosur masa që nga 7 prilli deri më 18 në përpjekje për të parandaluar përhapjen e mëtejmë të koronavirusit në vend, gjë që u prit me shumë kritika nga ana e qytetarëve dhe bizneseve në Kosovë.


    Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi ka folur rreth efektit negativ që pandemia COVID-19 i ka sjell bizneseve kosovare, më konkretisht sektorit të gastronomisë.

    Kllokoqi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se së bashku me kryetarin e Odës së Hotelierëve të Kosovës dhe kryesinë e Shoqatës kanë zgjedhur rrugën e bashkëpunimin me institucionet, me shpresën se edhe 4 ditë do të dalin nga kjo krizë.

    Ai shprehet i shqetësuar duke thënë se “Asgjë s’ka ndodhë çka pritet të ndodhë në qoftëse nuk e hapim verën”.

    Shkrimi i plotë i Kllokoqit pa ndërhyrje:

    Që 400 ditë tu e ngritë zanin e gastronomëve për padrejtësi, që një muaj tu punu me e gjetë zgjidhjen për t’ardhmen që do t’na gjejë këtë vit… Asgjë s’ka ndodhë çka pritet të ndodhë në qoftëse nuk e hapim verën!

    Plazhet mërgata do t’i bëj në Kroaci, Mal të Zi, Shqipëri, etj. Dasmat në Shëngjin e Kuks. Nejat dhe klubet do t’i orientojmë në Durrës e Dhërmi. Infuzionin tonë kryesor do ta humbim: R E M I T E N C Ë N

    Në mes të protestës, fyerjes, penalizimit, ne po e zgjedhim bashkëpunimin dhe konsultimin.

    Si kryetar i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, ftova për të na u bashkuar në kërkesat tona, kryetarin e Odës së Hotelierëve të Kosovës, Hysen Sogojeven, dhe kryesinë e Shoqatës. Të bashkuar për me çu përpara dhe mbrojt interesat e përbashkëta.

    Krejt bashkë drejtuar Qeverisë, që së bashku të dalim nga kjo krizë që padrejtësisht më së shumti na dëmtoi dhe vazhdon të na dëmtojë ne.

    Urojmë që këto 4 ditë do të gjejmë një rrugë të përbashkët me Qeverinë e Kosovës për të dalë nga kriza, në të kundërtën virusin e “parandaloni”, veç në fundvit mos vajtoni për zbrazjen e vendit nga rinia, sikur ikja e dikurshme nga stacionët e autobusëve!.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!