Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) e vlerëson si mundësi të madhe edhe për Kosovën, për ekonominë, turizmin dhe investimet e huaja, hapjen e aeroportit të ri në Kukës.
Nëpërmes një komunikate për shtyp, AKB që udhëhiqet nga Agim Shahini thekson se ky aeroport që është vetëm 100 kilometra nga Prishtina do të ofrojë mes tjerash konkurrencë dhe shërbime më te lira e më të shpejta edhe për kosovarët e diasporën.
Komunikata e plotë pa ndërhyrje:
Kosova dhe Shqiperia edhe me një aeroport të ri në Kukës.
AKB e vlerson si mundesi të madhe dhe te re për Kosovën, per ekonomine, turizmin dhe investimet e huaja me rastin e hapjes së aeroportit të ri nē Kukes.
Kjo eshte më shume ne funksion të Kosoves se sa të vete Shqipërisë pasi që Prishtina ka rreth 100km, kjo eshte edhe nje konkurence e drejtper sedrejti e aeroportit te Prishtinës qe pasagjeret do perfitojne sherbime me te lira e me te shpejta por edhe me shume zgjidhje per udhetimin e diaspores shqiptare.
Kjo rrite edhe mundsine e konkurences të importeve dhe eksporteve tê mallrave dhe sherbimeve kombetare dhe nderkombetare të Kosoves dhe të Shqiperise por dhe me gjere.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.