Ato kanë mahnitur botën me stilin, pamjen dhe pozicionet aktive në shoqëri.
Këto janë udhëheqëset e Lindjes së Mesme, të rritura në botën e burrave që konsideron simbol i bukurisë, mençurisë dhe suksesit.
Reporteri.net ju sjell një listë të disa prej tyre:
1. Rania Al-Abdullah
Ajo është mbretëresha e Jordanit, gruaja e mbretit Abdullah II dhe nëna e trashëgimtarit të fronit, djali i tyre Hussein. Rania është një përdoruese aktive e rrjetit social Instagram dhe lufton rregullisht për rritjen e të drejtave të grave në Lindjen e Mesme. Ajo favorizon zëvendësimin e veshjeve tradicionale me një stil modern dhe praktik. Mbretëresha i parapëlqen veshjet e dizajnerëve të njohur si Giorgio Armani dhe shpesh fotografohet për faqet e revistave të modës.
2. Ameera Al-Taweel
Kjo princeshë saudite flet hapur dhe avokon për reformat në vendin e saj dhe është shembulli më i mirë se si secila grua mund të ndjekë ëndrrat e saj.
Ameer ka studiuar në Shtetet e Bashkuara, është e divorcuar, filantrope e madhe dhe në krye të shumë organizatave humanitare.
3. Deena Abdulaziz al Saud
Princesha më elegante në botën islame që zotëron dyqanet e saj të modës në Katar dhe Arabinë Saudite është Deena Abdulaziz al Saud. Në vitin 2017, ajo punoi shkurtimisht si kryeredaktorja e Vogue arabe, dhe përveç modës, ajo iu dedikua familjes së saj dhe edukimit të tre fëmijëve.
4. Moza bint Nasser