×
  • Show Time
  • Show Time

    A ke bërë botoks? Ja si përgjigjet Amarda Toska

    Reporteri
    21 Prill 2021 | 22:28

    Me filtrat e ndryshëm, ngjyrat, por edhe me grimin, personazhet e njohur të showbiz-it luajnë jo pak në fotot që postojnë në rrjetet e tyre sociale, por ja që ndjekësit një sinjal duan për të marrë llupën e për të krijuar pastaj lloj-lloj hamendësimesh.


    Po çfarë mund të thuash për Amin, e cila, edhe pse në prag të 40-ave (39 vjeç), duket sikur e ka ndërprerë përgjithmonë marrëdhënien me kohën qysh në të 20-at e hershme.

    Megjithatë, nisur edhe nga postimet e fundit të moderatores dhe nga një bisedë e lirë që ajo ka nisur me ta pak orë më parë, pyetjet për ndërhyrjet estetike nuk mund të shmangeshin. Edhe Ami nuk e ka lënë kureshtjen e tyre pa përgjigje.

    Kështu, pyetjes nëse ka bërë ndërhyrje estetike në fytyrë, Ami është përgjigjur me “jo”.

    “Deri tani nuk kam asnjë ndërhyrje në asnjë pjesë të trupit apo të fytyrës! Madje, dhe trajtimet i bëj rrallë dhe këtë pjesë duhet ta ndryshoj urgjent” – shruan ajo pas pyetjes kureshtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!