Gjyshja e Bes Kallakut, Ija, është një personazh jo pak i njohur për publikun shqiptar. Ajo është kthyer në gjyshen më të dashur të shqiptarëve, që ka rré mbyer zemrat e të gjithëve me çiltërsinë e saj.
Besi “vdes” për gjyshen e tij dhe këtë s’lë rast pa na e treguar. Një në disa foto në llogarinë e Besit në Instagram është me Ijen, siç ishte edhe fotoja e fundit sot.
Ija feston ditëlindjen, ndaj aktori zgjodhi ca fjalë të ngrohta për të uruar gjyshen e tij të zemrës.
Urime Ditelindjen o Ija e t’gjithve! @ijabeskallakut”- ka shkruar ai duke i bërë tag, pasi sigurisht Ija ka dhe llogari personale në Instagram! Komentet e urimit për gjyshen e Besit ishin të panumërta, teksa të gjithë shprehin përzemërsinë e tyre.Bes Kallaku zbulon sekretin e jetëgjatësisë: Ja pse Ija mbi 80 vjeç ka kaq shumë energji!
Pak ditë më parë, Ija e surprizoi aktorin në emisionin “Soiree”, ku ishte i ftuar në një intervistë me Xhensilën.
Ajo u fut në skenë duke emocionuar Besin, ndërsa ai e priti me përqafime dhe s’ndaloi së puthuri gjyshen në ballë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.