Pas debutimit në muzikë me këngën ‘U kry’, Melisa Lleshi ka finalizuar projektin e dytë të radhës në tregun muzikor.
Ish-konkurrentja e ‘Për’puthen’ së shpejti sjell këngën me titull ‘Leje’ të punuar në studion e Irkenc Hykës, shkruan Reporteri.net.
Pamjet e klipit të ri i ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, si dhe për klipin është përkujdesur Imagine Films.
Pas debutimit të parë, Melisa prishi kontratën me Diez Music dhe tani po vazhdon e vetme.
Gjithashtu dimë që Melisa përflitet për një lidhje Andi Shehun, ish-konkurrent në ‘Për’puthen’, por që dyshja ende nuk ka pranuar një gjë të tillë.