×
  • Show Time
  • Show Time

    A i ka të bëra buzët? Tregon Elita Rudi

    Reporteri
    22 Prill 2021 | 23:14

    Moderatorja e njohur shqiptare, Elita Rudi, ka tash e sa kohë që i mungon televizionit. Angazhimet e saj si nënë e kanë lënë pak mbrapa sa i përket projekteve televizive, por jo edhe në angazhimin e profesionit të saj si blogere.


    Elita tregohet mjaft aktive dhe e hapur me fansat e saj në rrjetet sociale, në të cilat shpesh publikon fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

    Së fundmi, ajo u ka dhënë mundësinë ndjekësve të saj në InsatStory që t’i parashtrojnë nga një pyetje, së cilave më pas ajo do t’iu përgjigjej.

    Ndërkohë një prej fansave e ka pyetur për buzët e saj që duken si të fryra, se a është e vërtetë që i ka të bëra me anë të ndonjë ndërhyrje estetike.

    Dhe përgjigja e moderatores ishte e prerë, duke thënë shkurt “Jo, nuk i kam”, duke theksuar kështu se buzët e saj janë tërësisht natyrale.

    Elita përndryshe sivjet është bërë nënë për herë të dytë, ku pas djalit të saj të parë, Zërit, solli në jetë edhe vajzën të cilën e pagëzoi me emrin Bota.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!