Përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje ia kanë montuar një fotografi gazetarit Vehbi Kajtazi.
Në trupin e një gruaje, ata ia kanë vendosur kokën e Vehbi Kajtazit, e për këtë ka reaguar vetë gazetari përmes një cicërime në Twitter.
“Vehbi Kardashian, e bre Allahi ju vraftë po budallë jeni!”, ka shkruar Kajtazi në Twitter.
Së fundmi, gazeta Insajderi, në të cilën, Vehbi Kajtazi është kryeredaktor kanë publikuar një dokument ku pati të bëjë me sigurimin e vaksinave antiCOVID, ku thuhet se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia nuk e pati nënshkruar një dokument që i siguron Kosovës 500 mijë vaksina.
Lidhur me këtë, Vitia thirri konferencë për media, ku edhe kërkoi nga Prokuroria e Kosovës që të hetohet ky rast.
Të nesërmen Policia e Kosovës e ka intervistuar pronarin e Insajderit, Parim Olluri, e për këtë pati reagime të shumta nga akterë të ndryshëm politikë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.