×
  • Show Time
  • Show Time

    Rita Ora në lidhje dashurie me regjisorin e famshëm?

    Reporteri
    25 Prill 2021 | 8:15

    Ndjekësit e këngëtares shqiptare, Rita Ora, janë të bindur se ajo ka nisur një romancë të re me regjisorin e “Thor”, Taika Waititi, pasi ajo publikoi një foto përkrah tij. Të dy ata dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, teksa Taika i kishte hedhur duar në qafë Ritës.

    Gjithashtu një dëgjues i podcastit “Who? Weekley”, i ka hedhur benzinë zjarrit pasi tha se kishte parë Ritën dhe Taika-n të shkëmbenin puthje me njëri-tjetrin në një restorant. Po ashtu Rita është fotografuar në një jaht privat në Sidney me regjistron, aktorin Chris Hemsworth, gruan e tij Elsa dhe Matt Demon.

    Megjithatë, thuhet se Rita mund të ketë edhe një rol në filmin e ardhshëm të Taika-s ndaj ata të dy mund të jenë afruar kaq shumë me njëri-tjetrin. Këngëtarja vetëm muaj më parë i dha fund lidhjes me Romain Gavras.

    Përfaqësues të këtij të fundit konfirmuan lajmin për mediat, teksa bënë të ditur se dyshja kanë mbetur miq të mirë me njëri-tjetrin.

    “Rita dhe Romain u ndanë muaj më parë për shkak të vështirësive në angazhimet e tyre përkatëse të punës. Ata kanë mbetur miq të ngushtë”, tha një përfaqësues i Gavras.

    Nga ana tjetër, Taika, 45 vjeç, u nda nga bashkëshortja e tij Chelsea Winstanley në vitin 2018, pas 7 vitesh martesë. Ata kanë edhe dy vajza nga martesa e tyre, Te Hinekahu 8 vjeçe dhe Matewa Kiritapu, 5 vjeçe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!