Aktorja e famshme në botë fejohet e veshur me kreacion të Valdrin Sahitit
Bella Thorne është fejuar me këngëtarin italian Benjamin Mascolo.
Për këtë ditë të veçantë ajo zgjodhi të vishje me një nga kreacionet e Valdrin Sahitit. Në disa pamje të publikuara në rrjete sociale, aktorja shihet me një fustan të kuq të gjatë që ka një dekolte të hapur.
Kjo periudhë është veçanërisht e bukur për aktoren, nëna e së cilës gjithashtu është fejuar. Kur Bella – tani 23 vjeçare – ishte shtatë vjeçare, përjetoi humbjen e babait i cili vdiq në një aksident rrugor.
“Oh Zoti im, ajo është mbi hënë”, thotë aktorja për fejesën e nënës. “Ajo është gjithashtu e fejuar, nuk kishte dalë me askënd që kur babai im vdiq, dhe tani ajo është fejuar pas kaq shumë kohësh… tani kam një baba të ri. Tani ajo është fejuar, unë jam fejuar; ne jemi duke bërë një festë të përbashkët”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.