Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, i ka shtruar pyetje ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli lidhur (mos) pagesën e rrymës së qytetarëve të Mitrovicës së Veriut, në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.
Lekaj ka pyetur nëse Qeveria Kurti do të marrë vendim që qytetarët në veri të mos paguajnë për rrymë.
“A doni me komentu energjinë te qytetarët që paguhet që sa vite, apo doni me ndryshu qasje, se jemi lodhë 20 vite, po çka po bëni ju ne e dijmë dhe ne nuk jemi të çmendur që për një muaj mund të zgjidhni çdo problem, e dimë kur e keni marrë pozitën, e dimë që brenda 1 muaji a 1 viti s’keni me bërë mrekulli, ne po dojmë një qasje tjetër. Nëse keni mendu që krejt të mirat në Kosovë mos mi pranu, thuajse që është zhduk çdo gjë që është punuar nga çdo qeveri, por tani në fjalor duhet me u hjek ka qenë kështu, po ju çka doni me ba, a doni me vepru drejt, a doni me ju qas ndryshe problemeve që i ka Kosova”, tha Lekaj.
“Ne ju kemi thënë se do ta keni mbështetjen e fuqishme, e keni tani Qeverinë 50+1 e keni momentumin me ju tregu qytetarëve që me të vërtetë kanë pas të drejtë me ju votu, ose është e kundërta”, tha Lekaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.