Tre ditë më parë modelja e njohur, Arbenita Ismajli, humbi njeriun më të dashur.
Ajo në rrjete sociale bëri të ditur se ka ndërruar jetë babai i saj, duke mos dhënë më shumë detaje.
Një lajm i trishtë erdhi një ditë pasi Arbenita u bë nënë për herë të parë.
Ndërkohë, në një postim të radhës në Instagram, ajo ka shpërndarë edhe disa imazhe të tjera të prindit të saj.
Në njërën prej tyre ajo kishte bashkangjitur disa ’emoji’, të cilat ishin me zemra të thyera.
Të tilla imazhe, që modelja i ka shpërndarë me fansat, vërehen përndryshe se janë realizuar vite më parë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.