Në një bisedë virtuale në emisionin e mëngjesit Alarm në ATV, Valentina dhe Donika Hoti të martuara për dy vëllezër që jetojnë në Gjermani kanë folur për raportet që kanë njëra me tjetrën.
Kjo intervistë e tyre u shpërnda mjaft shumë në rrjete sociale, duke bërë që dy kunatat tashmë të njihen nga publiku shqiptar, shkruan Reporteri.net.
Pas intervistës, Valentina dhe Donika dolën me një sqarim publik të cilin e shpërndanë në instastory në rrjetin social Instagram.
“Një sqarim për të gjitha juve. Ato ‘Femra’ që lidhjen tonë që kemi si kunata e mendojnë që kemi bo vetëm për famë, ju kishim kshillu që ndoshta me u vetdijsu dhe ju si ne e me respektu njerzimin ashtu siq jan sdo e kishi pas kët mendim.”, thuhet në postimin e tyre.
Ato sërish kanë sqaruar se hapja e llogarisë së përbashkët në Instagram është bërë pas kërkesave të grave shqiptare në grupe të ndryshme në rrjete sociale.
Po ashtu ato kanë deklaruar se për intervistë janë ftuar vetë nga program dhe nuk kanë ‘intervenuar’ asnjëherë që të dalin në televizion.
“Edhe diqka. Në intervistë jemi ftu nga vet @pranviio të cilen e felenderojm përzemërsisht për ftesën e cila nga ju ka dëgju për neve se ne skemi intervene asnjeherë me dal tv e aq me pak per Like.”, shkruajnë ato.
/Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.