Arti shqiptar është në zi, pasi ka ndërruar jetë këngëtari shkodran, Berhan Nehani.
Këtë e bëri të ditur kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila përmendi kohën kur ai ishte pjesë e grupit “Karajfilat që ka Shkodra”.
Ajo e vlerësoi Nehanin si pasionanttë artit dhe njeri të dashur e të qeshur.
“Ndarja nga jeta e zotni Berhan Nehanit, është një lajm i trishtueshëm për artin dhe Shkodrën tonë. Ndër themeluesit e grupit “Karajfilat që ka Shkodra” por edhe nismëtar i rimëkëmbjes së tij para 5 viteve, zemra e artistit pushoi së rrahuri ditën e sotme, në moshën 76- vjeçare. Njeri i qeshur dhe i dashur me të gjithë, pasionant i artit dhe muzikës qytetare shkodrane, kështu do ta kujtojmë gjithmonë këtë zotni Shkodre e qytetar model. Ngushëllime familjes, të afërmve, kolegëve për këtë humbje! Do ta kujtojmë gjithmonë artistin z. Berhan Nehani”, shkruan Ademi
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.