Si çdo të premte në emisionin “Shqipëria Live”, komentohen momentet më pikante të programit “Për’puthen” gjatë javës.
Të ftuarit e ditës së sotme komentuan edhe çiftin që mendohet se po krijohet, Ledjana-Mevlani.
Ata duken shumë të afër dhe të gjithë po presin që të dalin së bashku nga ky reality show. Një ditë më parë, Ledjana i bëri një dhuratë shumë të veçantë Mevlanit, ku për herë të parë i tha të dua.
Ndërkohë ditën e sotme, ka reaguar Mevlani, i cili u ka dërguar një mesazh moderatorëve të “Shqipëria Live”, ku u shkruan se e do Ledjanën.
Tashmë fansat po presin të shohin se si do të shkojë historia e tyre e bukur e dashurisë që po nis brenda në “Për’puthen”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.