Pas publikimit të projektit të ri që hiqte çdo dyshim sa i përket raportit me Andin, Melisa më në fund e ka zyrtarizuar lidhjen edhe përmes një fotografie të përbashkët.
Ajo sot në Instagram ka publikuar foton e parë të çiftit nën mbishkrimin:
“Nuk e di nëse jam më e lumtur për suksesin e këngës apo për faktin që mund t’i tregoj botës se sa shumë të dua”.
Në këtë fotografi të Melisës, nuk ka munguar as komenti i Andit.
“Jam shume krenar per ty zemra ime”, komentoi Andi në postimin e Melisës.
Kujtojmë se prej muajsh, të paktën që nga Janari, dyshohet sa i përket lidhjes së Melisës dhe Andit që duket se ka nisur në prapaskenë, teksa të dy, gjatë “Përputhen” publikut i mbanin të fshehtë raportin duke bërë takime me të tjerë personazhe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.