Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e transportit dhe telekomunikimit për tremujorin e parë të këtij viti, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor dhe Telekomunikimin.
Gjatë tre muajve të parë të 2021-ës, kjo agjenci njofton se transporti i mallrave me tren është rritur për 85%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.
“Në tremujorin e parë (TM1) të vitit 2021, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 16 mijë, ku krahasuar me TM1 të vitit 2020, numri i pasagjerëve është zvogëluar për (-21.34%). Transporti i mallrave me tren në TM1 2021 ishte rreth 187 mijë tonë, ku krahasuar me TM1 2020 është një rritje për 85%.”
“Ndërkaq, sa i përket numrit të fluturimeve, në TM1 2021 ishin 1 317 fluturime, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2021) ka një ulje për (-14.14%). Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti ishte rreth 330 mijë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2021) ka një ulje për (-23.44%)“.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.