Emisioni “Për’puthen”, pas popullaritetit që ka marrë me sezonin e dytë, para disa muajsh ka vendosur që të krijojë edhe një format të ri me konkurrentë mbi moshën 40-vjeçare.
Një ndër konkurrentët e formatit “40+” ishte edhe Naumi, i cili së fundmi ka tërhequr vëmendjen pas sherrit me konkurrenten Lindita, të cilën e ofendoi me fjalë banale.
Me vendim të produksionit, ai u përjashtua nga programi, pasi që asnjëra nga konkurrentet nuk ka dëshiruar të dalë më me të.
Burime të medias në Shqipëri, “Kryefjala”, kanë zbuluar se Naumin e shoqëron një hije dyshimi nga martesa e parë.
Ish-bashkëshortja e tij është zhdukur prej dy vitesh në Gjermani dhe njerëzit pranë tij dyshojnë se është vrarë nga Naumi, duke u nisur nga konfliktet e ndarjes që kanë pasur.
Gjatë asaj kohe, sipas burimeve të të njëjtës media, Naumi ishte shprehur se nuk e di ku është ish-bashkëshortja pasi ajo thjesht u largua nga shtëpia.
“Ish-konkurrenti i “Për’puthen 40+” ka qenë personi i fundit që ka folur dhe ka takuar ish-bashkëshorten, kjo është arsyeja që dyshohet për vrasje, ndonëse nuk ka ende prova për një akuzë kundër tij”, shkruan Kryefjala.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.