Një fshat në Gjermani i ka rezistuar COVID – 19 që nga fillimi i pandemisë, e deri më tani, me plot zero raste infektimi. Pyetja që natyrshëm lind, është cili është sekreti që fshihet pas Lieg-ut të Gjermanisë?
Që nga fillimi i pandemisë, 3.25 milionë njerëz në të gjithë Gjermaninë kanë qenë të infektuar me COVID-19 dhe në pjesën më të madhe të vendit, nivelet e larta të incidencës kanë çuar në mbyllje, si dhe masa të rrepta për distancimin social.
Fshati Lieg, me një popullsi prej 400 banorësh, për 14 muaj tanimë, nuk ka regjistruar as edhe një rast të vetëm me COVID. Duket sikur virusi përplaset me një xham imagjinar kur mbërrin në kufirin hyrës të fshatit.
Fakti që nuk ka pasur infeksione COVID-19 në Lieg është akoma më e mrekullueshme, duke pasur parasysh që 90% e njerëzve në fshat udhëtojnë për të punuar.
Sipas banorëve të fshatit, një arsye që mund të ketë çuar në këtë mrekulli është fakti se banorët janë të gjithë të disiplinuar dhe respektojnë rregullat. Nga ana tjetër, ata shprehen se asnjëri në fshat nuk dëshiron të infektohet i pari dhe kjo mund të ketë ndikuar në “mburojën” e deritanishme nga COVID.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.