Ilir Shaqiri është këngëtar dhe autor i shumë hiteve.
Ai ka marr pjesë në më shumë se 1000 koncerte dhe përmbi 900 prej tyre janë humanitare.
Ai ka kontribuar në skenën muzikore duke sjellë hite të mëdha, ku vlen të përmenden këngët solo po ashtu edhe bashkëpunimet.
Përkundër viteve, ai po vazhdon të jetë mjaftë aktiv në muzikë, ku edhe gjatë 2020 ai shënoi suksese të mëdha.
Në një intervistë për Indeksonline, këngëtari tregoi se është duke punuar për një film i cili është duke u xhiruar.
“Po, për momentin jam duke punuar për një film, kinematografia e Kosovës ka bërë një skenar timin dhe është duke u xhiruar filmi”.
Edhe pse viti 2020 ishte një vit pa aktivitete për shumicën e këngëtarëve, Iliri ishte mjaftë aktiv. Ai ka pasur klipe dhe koncerte të ndryshme.
“Po nuk jam ndal, gjatë 2021 kam mbajtur koncertin live me 17 Shkurt, po ashtu kam pasur koncertin në filarmoninë e Shkupit, me ansamblin e këngëve dhe valleve të Maqedonisë. Gjatë 2020 dhe fillimi e 2021 kam krijuar dikun 5- klipe” tha këngëtari.
“Po jemi duke punuar për këngë të reja. Të gjitha këto do të publikohen me kohë”, tha ai.
Ndër të tjera ai ceku që do të ketë edhe duet bashkë me djalin e tij, këngëtarin e famshëm Korab Shaqiri.
“Kur të jetë koha e duhur do të sjellim edhe projektin së bashku”, përfundoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.