Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka njoftuar nëpërmjet një letre të përbashkët në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter” se është ndarë nga gruaja e tij, Melinda Gates, pas 27 vitesh bashkëjetesë.
Gates përmend edhe tre fëmijët e tij, teksa thotë se si çift kanë vendosur të mos kalojnë në faza të tjera jetësore.
Ndarja e Bill Gates nga gruaja ka bërë bujë edhe në Kosovë. Aktori Fatmir Spahi-Bufi ka ironizuar duke thënë se Billg Gates ra në grackën e tij, pasi u mundua të ju vendosë çipa kosovarëve.
“E more Bill Gates, u munojshe neve me naj bo lojen me ata chipa, a vet re ne gracken tende.
Uat gous ëraund koms ëraund!”, ka shkruar Bufi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.