Jemi mësuar ta shohim tërheqëse dhe në top-formë pothuajse në secilën paraqitje.


Fjala është super modelen Angela Martini, e cila tashmë është një nga emrat më të njohur në fushën e modelingut dhe me një karrierë mjaft të suksesshme.

Bukuroshja jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është e martuar me aktorin rumun, Dragos Savulescu.

Reklamë

Ajo sigurohet të duket joshëse edhe tejet seksi, duke marrë kështu vëmendjen e ndjekësve të saj, të cilët janë të shumtë në numër.

Njësoj ka vepruar edhe së fundi, ku përmes disa fotografive të publikuara në rrjete sociale duket jashtëzakonisht e bukur dhe seksi.

“Made in Shkodra ✨?” ka shkruar modelja në mbishkrimin e fotografive, duke mos nguruar kështu t’i tregojë botës bukurinë shqiptare.