×
  • Show Time
  • Show Time

    Partnerja e tij 20 vite më e re, Pirro Çako baba për herë të dytë

    Reporteri
    05 Maj 2021 | 13:03

    Pirro Çako është bërë baba për herë të dytë. Revista Bordo raporton se këngëtari dhe partnerja e tij misterioze kanë mirëpritur në jetë pak javë më parë një djalë, të cilin e kanë quajtur Amadeus.


    Pirro Çako e ka mbajtur jetën e tij personale shumë private dhe nuk dihet emri i bjondes simpatike që i ka rrëmbyer zemrën.

    Çifti janë fotografuar nga paparazzi i “Panorama Plus” në maj të vitit të kaluar në në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

    Të kombinuar në veshje dhe shumë të lirshëm, në foto ata duken se vërtet janë bërë për njëri-tjetrin.

    Historia e tyre u zbulua pak kohë më parë në një darkë VIP, të organizuar në Jug nga miku i i tij, Ardit Gjebrea, ku Pirro Çako kishte zgjedhur të shkonte çift.

    Partnerja e këngëtarit mësohet se punon kancelare në një institucion të rëndësishëm të drejtësisë në vend dhe është gati 20 vite më e re se ai.

    Kjo është historia e parë rozë e Pirro Çakos që prezantohet në media, disa vite pasi ai i dha fund bashkëjetesës 5- vjeçare me Sisin, një tjetër vajzë jashtë botës së muzikës apo spektaklit.

    Kujtojmë që biondet janë dashuria e parë dhe me sa duket e fundit e Pirros, duke pasur parasysh që ish-bashkëshortja e tij, sopranoja Inva Mula, është bjonde, martesë nga e cila kanë një djalë, Anthony Çakon.

    Para se divorci të bëhej publik, çifti Inva Mula dhe Pirro Çako kishin rënë dakord për ndarjen.

    Në atë kohë Pirro u kthye në Shqipëri për të vazhduar jetën e vet, ashtu sikurse edhe Inva të sajën, mes suksesit dhe fitimeve marramendëse.

    Më pas sopranoja do të binte në dashuri me një miliarder. Lidhja u publikua shpejt dhe kjo duket se e irritoi këngëtarin Çako. Nuk kaloi shumë dhe Inva Mulo mendoi të dilte hapur me Et’hem Ramadanin. Por për këtë, më parë i duhej të divorcohej nga Pirro.

    Kështu që, më 31 mars 2009, Inva dorëzoi në Gjykatën e Tiranës kërkesën për divorc nga bashkëshorti dhe në datë 22 prill 2009 u zhvillua seanca e parë gjyqësore.

    Pas marrjes së vendimit, Pirro apeloi në Gjykatë për çështjen e ndarjes së pronave dhe ky ka qenë momenti kur mund të ketë njohur partneren aktuale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!