×
  • Show Time
  • Show Time

    Lidhjet që zgjatën më pak se karantina! Çiftet VIP shqiptarë që nuk i ‘triumfuan’ dashurisë

    Reporteri
    05 Maj 2021 | 14:31

    Personazhet VIP e fitojnë vëmendjen jo vetëm me artin e tyre, por edhe me detajet ‘private’ që janë po aq dinamike sa jeta e tyre.Mes tradhëtish, uljesh e ngritjesh, zënkash dhe ribashkimesh, disa martesa u shkatërruan, dashuri të reja u ringritën, dhe të tjera vetëm u zhdukën.


     

    Bora Zemani dhe Donald Veshaj

    Moderatorja e njohur shqiptare, Bora Zemani, pas ndarjes me DJ e njohur, Vin Veli, filloi romancën e saj me aktorin e humorit, Donald Veshaj.Shumë herë dyshja u shfaqën të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, derisa filloi një lloj krize në romancën e tyre.Bora Zemani dhe Donald Veshaj u ndan, edhe pse këtë nuk e konfirmuan kjo u bë e ditur përmes rrjeteve sociale.

    Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi

    Për këtë mund të themi lirshëm se ky vit i ndarjeve ishte i familjës Veshaj, pasi që edhe Romeo i cili ishte i lidhur me këngëtaren shqiptare, Jonida Maliqi, vendosi për t’i dhënë fund romancës me të.

    Kejsi Sejdini dhe Stresi

    E priti me padurim daljen e tij nga burgu, i fali të gjitha tradhtitë, por duket se diçka më e fortë ka detyruar Kejsin të braktisë dashurinë e saj ‘të përjetshme’ me shpejtësi, për t’u rikthyer tek familja e saj në Kanada. Fshiu mbiemrin Lushaj, që më parë nuk nguronte ta tregonte me krenari në rrjete sociale, dhe kështu bëri me dije se u nda nga Stresi.

    Oriola Marashi dhe Eros Grezda

    Sipas aludimeve në rrjetet sociale, modelja shqiptare i ka dhënë fund romancës me futbollistin për arsye të cilat ende nuk kanë folur.

    Ronela Hajati dhe Young Zerka

    Ronela Hajati dhe Young Zerka si duket i kanë dhënë fund marrëdhënies disavjeçare. Dyshimet erdhën pasi Zerka festoi ditëlindjen, por mungoi një urim nga Ronela.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!