Para pak javësh është raportuar për një ngritje të çmimit të kafesë nga lokalet e gastronomisë në qytetin e Vushtrrisë, ndërsa tani çmimi do t’i ngritet edhe tosteve, një ushqim ky i shpejtë dhe i ngrohtë.
Mediat lokale në Vushtrri raportojnë se këtë e ka bërë të ditur një pronarët e lokaleve që shesin toste pa dashur t’i zbulohet emri, i cili ka shtuar se kjo po bëhet për shkak të shtrenjtimit edhe të produkteve të tjera që ndikojnë ngritjen e këtij çmimi.
“Jam njeri nder pronarët e lokaleve te tostave nëse bon ta postoni se nga e enjtja nesër ne te gjitha lokalet e Vushtrrisë Tosti do të kushton 0.70 cent. Ju kisha lutur ta postoni pa identitetin tim.” ka shkruar në kushte anonimiteti në redaksinë e Vushtrria Online pronari i një prej lokaleve që e ofrojnë këtë ushqim.
Rikujtojmë se edhe së fundmi është raportuar për ngritje të çmimit të produkteve të konsumit gjë që mund të jetë edhe një arsye për ngritje të tilla të çmimeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.