×
  • Show Time
  • Show Time

    ‘S’jemi vetëm ne të dy, jemi katër’, befason Melisa

    Reporteri
    06 Maj 2021 | 12:21

    Vetëm pak ditë më parë, Andi dhe Melisa konfirmuan lidhjen e tyre të dashurisë.Mbrëmjen e djeshme Melisa dha intervistën e parë, ku rrëfeu të pathënat e kësaj marrëdhënie.


    Ajo ishte e ftuar në “Roped With Olsi” me Olsi Bylykun. Melisa pranoi se bashkëjeton me Andin, siç është përfolur kohë më parë në rrjet. Për më tepër, ish-konkurrentja shtoi ata kanë “fëmijë”, duke iu referuar një qeni dhe një qenusheje.

    “S’jemi vetëm ne të dy. Ne jemi katër. Ne kemi fëmijë, të paktën unë i konsideroj si fëmijë. Kemi një qen dhe një qenushe, Kiko dhe Mia. Mia është goca ime domethënë”, tha Melisa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!