Edhe pse kane dalë prej kohësh nga “Për’puthen” dhe i dhanë fund lidhjes së tyre të shumëpërfolur, Tea dhe Bearti kanë qenë shpesh në qendër të mediave rozë.


Vëmendja është ende tek ish-konkurrentët sidomos në rrjete sociale. Së fundmi ata kanë zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram.Një nga temat e prekura nga ndjekësit ka qënë tradhëtia.

Kur e kanë pyetur Tean të parën nëse ka tradhëtuar apo e kanë tradhëtuar, ajo ka pohuar këtë të dytën.

Reklamë

Ndërkohë të nesërmen ka ardhur edhe versioni i Beartit kur e kanë pyetur në llogarinë e tij. I riu nga Kosova ka thënë se nuk ka tradhëtuar kurrë.

A ka qenë Bearti ai që e ka tradhëtuar Tean apo dikush tjetër në të kaluar e saj para se të bëhej e famshme?! Kjo mbetet për t’u parë megjithëse ish-konkurrenti e mohoi një gjë të tillë.