Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka pasur përplasje mes deputetëve të Vetëvendosjes dhe PDK’së, pas deklaratave të Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës.
Por, kjo përplasje duket se kjo nuk i ka bërë fort përshtypje deputetes së re të Kuvendit, Adriana Matoshit.
Përderisa kolegët e saj po përplaseshin verbalisht, ajo ka shfrytëzuar atë moment që të bëjë video.
Fillimisht duket se i bën video vetes, e më pas e kthen telefonin edhe në drejtim të daljes së Kuvendit dhe incizon kolegët.
Këtë video e ka postuar më pas në Instagram.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.