×
  • Show Time
  • Show Time

    Naser Rafuna i drejtohet kryeministrit me kërkesë publike lidhur me artistët

    Reporteri
    06 Maj 2021 | 22:36

    Aktori kërkon plotësimin e të drejtave të artistëve.


    Me anë të rrjeteve sociale, aktori Naser Rafuna ka bërë të ditur se i ka dërguar një kërkesë kryeministrit Albin Kurti.

    Me anë të asaj letre, Rafuna kërkon që të plotësohen të drejtat e artistëve, duke i nënvizuar ato në disa pika.

    Ai thotë se nuk është pjesë e asnjë institucioni për të cilët flet letra, por që artistët meritojnë të plotësohen kërkesat e tyre.

    “Sot kam dorëzuar kërkesën te Kryeministri i Kosovës z.Albin Kurti duke e kërkuar të drejtën e dhjetëra artistëve të vendit tonë, dhe kam shpresën që Kryeministri shumë shpejt do ta bëj realitet këtë kërkesë time.

    Mediat lirisht mund ta marrin dhe ta publikojnë këtë kërkesë, kauzë e dhjete ravë artistë të teatrit. Ju falemnderit.

    P.S.: Unë nuk jam pjesë e asnjë institucioni për çfarë ka të bëj kërkesa”, shkruan Rafuna.
    Ndër pikat e përmendura në atë kërkesë është edhe sigurimi i një page bazë konkurruese me rajonin për performuesit e teatrove publike (teatrove të qytetit).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!