Nëna u rrëzua përtokë nën një sulm epileptik dhe shpëtoi vetëm falë djalit të saj 4-vjeçar. Ai telefonoi emergjencën duke formuar 999. Nga e dinte këtë numër? Falë vëmendjes për ta parë tek makina e tij prej lodre. Incidenti ndodhi në Nottinghamshire, në Angli.
“Nëna ka rënë të tokë”, u tha djali i vogël operatorëve në anën tjetër të telefonit. Telefonata u përgjua dhe policia e ambulance mbërritën në shtëpinë e tyre. Sapo policia arriti në shtëpi, djali i tregoi makinën e policisë që kishte.
“Unë nuk mund të jem më shumë krenare për të”, tha nëna Charlotte, për BBC. “E godita kokën në akuarium. Pas kësaj mbaj mend tre ose katër oficerë policie që më thirrën dhe më thanë se çfarë ndodhi. Jam e habitur me atë që djali im bëri. Më shpëtoi jetën”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.