Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Melisa Lleshi, së fundi në një intervistë përmendi se Lediana është më fallco nga të gjitha konkurrentet tjera në emision.
Kjo deklaratë bëri që Lediana të reagonte duke i thënë se ajo nuk përmend prindërit për t’u viktimizuar njëlloj siç bënte Melisa gjatë kohës që ishte në emision, dhe nuk e shet veten për karrierë e për asgjë.
E që pas këtyre fjalëve, Melisa reagoi sërish, duke e paralajmëruar se do të zbulojë diçka për të.
“O zemra e vogel sa qenka lumturu qe i kam permend emrin. Ja se po te permend serish se me duket mi more me shaka mesazhet qe te shkruaja! Te flasesh ne telefon ke frike por te shpikesh mbi mua te pelqen! Une jam me parimin qe nese zihen 2 te rinj duhet te ngeli mes ketyre 2 te rinjve por te pafytyrat nderhyjne ne familjen, permendin mamane dhe babane! Une personalisht u lodha me mesazhe me ty, keshtu qe preferoj te bej nje xhiro andej nga Bukëmira! Dergoji fjalet edhe andej nga Belgjika. Do degjohemi shume shpejt, por une jam qingji i urt qe pin 2 nena”, shkruan ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.