×
  • Show Time
  • Show Time

    Ellen vendos t’i japë fund programit më jetëgjatë

    Reporteri
    12 Maj 2021 | 21:09

    Ellen DeGeneres ka vendosur t’i japë fund programit më jetëgjatë. Këtë vendim e mori pas plotë 19 vitesh pjesëmarrje.


    Komedia e kombinuar me intervistat e veçanta dhe të ftuarit interesant e kanë bërë një nga programet më të famshëm në SHBA dhe jo vetëm.

    “Unë do të ndaloja që pas sezonit të 16-të. Ai do të ishte sezoni im i fundit, por ata donin të firmosja një tjetër kontratë për 4 vite të tjerë. Iu përgjigja që mbase do të bie dakord edhe për një tjetër. Nuk pranuan sepse ishte e pamundur të firmosja vetëm për një sezon. Duhej më shumë pjesëmarrje. Ky ishte i gjithë plani.”- vazhdoi ajo.

    Përsa i përket akuzave se “në vendin e saj të punës dominonte frika”, 63-vjeçarja tha se nuk kanë patur asnjë ndikim në vendim.

    “Nëse do ta kisha përfunduar programin prej tyre, nuk do të kthehesha këtë sezon. E pranoj që më thyhet zemra kur dëgjoj që njerëzit këtu mund të kenë kaluar një eksperiencë që nuk është fantastike.”- përfundoi ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!