Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata erdhën në rolet kryesore në filmin “2 gisht mjaltë”.
Ermal Mamaqi ka shënuar shumë sukses me komedinë “2 gisht mjaltë”.
Ky film po vazhdon të shfaqet në kinematë e vendeve evropiane, ndërsa Mamaqi së fundi ka dhënë një intervistë për “Cineuropa”.
Ai tregoi disa detaje lidhur me komedinë “2 gisht mjaltë”, e ndër të tjera edhe shifrën e fitimeve që ka marrë deri tani nga kinematë.
“Filmi ka mbledhur më shumë se 1 milion euro në kinema dhe në muajin e parë shitëm 250 mijë bileta. Buxheti i filmit ishte gati 300 mijë euro. Gjysma e parave ishin të miat dhe gjysma e sponsorëve”, ka thënë ai.
Ermali shtoi se në fillim kishte frikë rreth asaj se sa do të mund t’i rikthente paratë që shpenzoi në realizimin e filmit.
“Në fillim kisha frikë nëse do mund t’i merrja sërish paratë apo do humbja. Por ky është biznesi. Nëse di si të luash, është lojë e mirë. Nëse nuk di, është si kumar”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.